Njihuni me Denton Care

Poliklinika e parë dentare në Kukës

Denton Care është një klinikë dentare moderne në Kukës, e ngritur me një mision të thjeshtë: t'i ofrojmë komunitetit tonë kujdes dentar të cilësisë ndërkombëtare, me ngrohtësi dhe besim.

Dr. Fatjon Yzeiraj, themelues i klinikës Denton Care në Kukës
Historia jonë

Standarde ndërkombëtare, zemër lokale

Besojmë se çdo person meriton një buzëqeshje të shëndetshme, pa pasur nevojë të udhëtojë larg për ta marrë.

E themeluar nga Dr. Fatjon Yzeiraj, Denton Care shërben pacientë nga Kukësi, Hasi, Tropoja dhe më gjerë, duke kombinuar teknologjinë moderne me një qasje njerëzore. Çdo plan trajtimi është i personalizuar dhe i shpjeguar qartë para se të fillojë — pa surpriza dhe me një preventiv falas.

Denton Care është gjithashtu e listuar në AlbCare, direktoriumin shëndetësor më të madh në Shqipëri, ku pacientët mund të gjejnë dhe vlerësojnë klinika dentare në Kukës e më gjerë.

Rezervo Takim
Vlerat tona

Çfarë na udhëheq çdo ditë

Transparencë

Çmime dhe plane trajtimi të qarta që në fillim, me preventiv falas dhe pa detyrim.

Cilësi

Materiale dhe teknologji moderne, me protokolle të rrepta sterilizimi e sigurie.

Kujdes njerëzor

Ju dëgjojmë, ju shpjegojmë dhe ju shoqërojmë në çdo hap të trajtimit.

Teknologjia & Markat

Teknologji dhe materiale që u besoni

Investojmë në pajisjet dhe materialet më të mira në treg, që diagnoza të jetë e saktë dhe trajtimi i sigurt, i rehatshëm e estetik.

Skaner Intraoral 3D

Marrim pamje digjitale 3D të dhëmbëve tuaj në sekonda — pa masa konvencionale me brumë, me rehati dhe saktësi maksimale.

Carestream CS 8200 3D

Radiografi panoramike dhe imazheri 3D (CBCT) për një diagnozë precize dhe planifikim të saktë të implanteve.

Unite Dentare Anthos

Punojmë me unite dentare profesionale italiane Anthos, që garantojnë siguri, higjienë dhe rehati gjatë çdo trajtimi.

Kompozite premium

Mbushje estetike me kompozite të klasit të lartë 3M Filtek Z550 dhe Ivoclar Evetric — rezistente, të qëndrueshme dhe natyrale.

Markat që përdorim

Ekipi ynë

Njihuni me ekipin tonë

Profesionistë të përkushtuar që kujdesen për buzëqeshjen tuaj në çdo hap të trajtimit.

Dr. Fatjon Yzeiraj — themelues dhe stomatolog

Dr. Fatjon Yzeiraj

Themelues & Stomatolog
Giuseppe Lagioia — stomatolog

Giuseppe Lagioia

Stomatolog
Olta Qahi — stomatologe

Olta Qahi

Stomatologe
Ardi Kocinaj — stomatolog

Ardi Kocinaj

Stomatolog

Trajnime & certifikata ndërkombëtare

Dr. Fatjon Yzeiraj trajnohet vazhdimisht në qendra prestigjioze evropiane dhe ndërkombëtare.

Certifikatë — Protetikë e fiksuar dhe e lëvizshme, Bolonjë, Itali
Protetikë e fiksuar & e lëvizshme — Bolonjë, Itali (2022)
Certifikatë — Kirurgji orale, Wrocław, Poloni
Kirurgji orale (Oral Surgery Academy) — Wrocław, Poloni (2020)
Certifikatë — GAO World Symposium, Kore e Jugut
GAO World Symposium (Implantologji) — Kore e Jugut (2018)
1.500+Pacientë të kënaqur
500+Implante & punime
4.8★Vlerësim në Google
26Vlerësime nga pacientët

Le të njihemi nga afër

Rezervoni takimin tuaj të parë dhe njihuni me ekipin dhe ambientin tonë.